Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar deklaratat e Prokurorisë dhe kreut të PD-së për çështjen e lobimeve në SHBA të kësaj force.

 

Spiropali përmes një postimi në Twitter shkruan se Basha gënjen sapo del nga dera e prokurorisë pastaj bën Sokratin e përvuajtur, ndërsa i kërkon të përgjigjet.

 

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria i’a nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *