Ministrja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu drejtua opozitës që bashkërisht të reflektojnë për ndikimin e gjuhës së urrejtjes dhe të kultivojnë frymën e mirëkuptimit.

 

“Jam e sigurt se vota jonë për ju do të kthehet në një përfitim publik për të gjithë. Jam e sigurt që me qetësinë që ju karakterizon nuk do të lejoni shkelje të etikës. Në katër vitet e ardhshme, ne do të vijmë do të flasim e debatojmë në këtë foltore me qëllim realizimin e programit tonë qeverisës. Nuk do të shpërfillim aspak thelbin e akuzave, pavarësisht mënyrës së formulimit të akuzave. Është shumë e vështirë ta thuash, por shumë e lehtë ta realizosh. Në fund të fundit jemi njerëz me gjak.  Në hyjmë në këtë legjislaturë me vullnetin e mirë, dhe vendosmërinë për ta bërë Shqipërinë duke e nisur ndryshimin pikë së pari nga vetja. Vota e 25 prillit tregoi se mjetet për të fituar zgjedhjet nuk janë zjarri konfliktual dhe aq më pak boja e kundërshtarit. Por vetëm udhëheqësia me vizion bindës. Të reflektojmë për ndikimin negativ të gjuhës së urrejtjes, të cilin ky kuvend dhe katundi ynë politik aq shumë ka prodhuar. Ne do ia dalim t’i mposhtim këto sfida. Duke kultivuar me çdo mënyrë, tolerancën, frymën e mirëkuptimit me ju, që nuk ju kemi aspak armiq, por konkurrentë. Kemi shumë gjëra që na ndajnë por shumica që na bashkon, është pakrahasimisht më e madhe. Shqipëria dhe reputacioni i saj është një çështje që na bashkon. As ju dhe as ne nuk fitojmë, por veç humbim për shkak të luftës së brendshme. Shqipëria e bashkuar me Europën dhe bashkimi ekonomik i shqiptarëve janë një aspiratë që na bashkon. Asnjë forcë politike nuk fiton nga konfliktet brenda apo jashtë kufirit. I mbrojmë me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *