Një alpinist francez i njohur si “Spiderman” ka ngjitur një qiellgervishtëse të Hong Kongut dhe ka vendosur një flamur duke kërkuar paqen në qytetin e pushtuar nga trazirat politike.

 

Alain Robert hapi një flamur që tregonte një shtrëngim duarsh mes Hong Kongut dhe Kinës mëngjesin e kësaj të premteje.

 

Hong Kongu prej muajsh është përfshirë nga protesta antiqeveritare që e kanë çuar qytetin në përplasje mes protestusve e policisë.

 

57-vjeçari, i njohur për ngjitjen e ndërtesave të larta në të gjithë botën, tha se marifeti i tij ishte një “thirrje urgjente për paqe”.

 

“Ndoshta ajo që unë bëj mund të ul temperaturën dhe mbase të krijojë një buzëqeshje. Kjo është shpresa ime sidoqoftë,” tha Robert në një deklaratë për media.

 

Si në shumë nga ngjitjet e tij të mëparshme, Roberts edhe kësaj here nuk përdori litarë.

 

Robert tha që mesazhi i tij në Qendrën 68-katëshe Cheung Kong ishte “një thirrje urgjente për paqe dhe konsultime midis njerëzve të Hong Kongut dhe qeverisë së tyre”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *