Midis besimtarëve që marrin pjesë në audiencën e përgjithshme të Papa Françeskut në oborrin e San Damaso në Vatikan, ishte një person i maskuar si Spiderman, njeriu merimangë.

 

Ai u ul në seksionin e audiencës VIP në Oborrin San Vamican të Vatikanit.

 

Njeriu pas maskës rezultoi të ishte Mattia Villardita, 27 vjeç, nga Italia veriore. Atij iu dha një vend në seksionin VIP për shkak të punës së tij me veshje superheronjsh dhe vizitat tek fëmijët e sëmurë në spitale.

 

Presidenti italian, Sergio Mattarella i dha çmim Villarditas vitin e kaluar për punën e tij me fëmijët e shtruar në spital.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *