Kansas City Chiefs është kampione e futbollit amerikan pas 50 vitesh pritje.

Finalja e Super Bowl 2020 ka dhuruar një spektakel të vërtete dhe cilësi maksimale në duelin e shumëpritur, që në fund I shkoi Kansas City Chiefs të cilët mposhtën me rezultatin 31-20 rivalët e San Francisco 49ers.

Superdueli I vitit në SHBA u luajt në Rock Stadium di Miami.

Një përnbysje e pabesueshme e  Chiefs të cilët u gjenden deri në disavantazhin 20 me 10 por nuk u thyen dhe ia dolën mban të rikthejnë titullin e shumëdëshiruar pas 5 dekadash.

Heroi I titullit ishte padiskutim Patrick Mahomes, i cili me një magji arriti të sigurojë pikët e përmbysjes fantastike dhe në fund siguroi edhe cmimin njeriu I ndeshjes.

Sukses i madh edhe për Andy Reid që siguron kështu titullin e parë në sportin kaq shumë të dashur për amerikanet.

Në këtë finale të ndjekur nga qindra milione sportdashës në SHBA dhe mbarë globin  nuk mundoi edhe  përkujtimi dhe homazhi ndaj legjendës Kobe Bryant.

E po ashtu të gjithë shijuan spektaklin tradicional në mes të takimit nga dyshja e këngëtareve shumë të njohura Shakira dhe Jennifer Lopez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *