Subscribe

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët zgjodhën të bëheshin pjesë e atmosferës festive në qendër të kryeqytetit ne sheshin “Skënderbej”. Ata u bënë pjesë e koncertit që u zhvillua me disa prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare. Në këtë natë të ndërrimit të viteve nuk munguan edhe urimet e qytetarëve për një vit më të mbarë.

 

Por në munguan në shesh edhe shtetas të huaj të cilët kishin zgjedhur të festonin në Tiranë natën e ndërrimit të viteve

 

Ndryshe nga vitet e tjera këtë here, hedhja e fishekzjarrëve ishte e organizuar nga bashkia e kryeqytetit. Por megjithatë edhe raste sporadike kur fishekzjarret u hodhën nga qytetarët, ndonëse më herët ministria e brendshme njoftoi bllokimin e shitjes se tyre për arsye sigurie.

 

Të shumtë ishin edhe punonjësit e policisë të cilët ishin në gatishmëri për të ofruar rend dhe siguri në këtë natë festive. Kreu i policisë Ardi Veliu teksa falënderoi të 2500 policët që ishin ne shërbim dhe tha se numri i fishekzjarrëve të hedhura ka qenë i limituar.

 

Pas sheshit “Skenderbej” qytetaret iu drejtuan klubeve te natës ne kryeqytet ku festuan deri ne orët e para te datës një janar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *