Subscribe

Prej dy ditësh, Forcat Speciale po zhvillojnë kontrolle në Vlorë, por edhe Fier për arrestimin vëllait të Moisiut, Florian Habilaj. Emri i tij ose siç e thërrasin anëtarët e grupit Lolo, del pothuajse në çdo episod të dosjes prej 416 faqesh të autoriteteve italiane, ndërsa cilësohet si kreu i grupit me lidhjet në Shqipëri.

 

Për 37-vjeçarin është lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar, ndërsa nga përgjimet rezulton se Florian Habilaj është edhe pika kyçe e kontaktit me atë qe konsiderohet shefi i madh në Shqipëri, identiteti i të cilit ende nuk është zbardhur. Në komunikimet mes tij dhe vëllezërve, Floriani thotë se është takuar dhe se ka biseduar me shefin e madh, i cili i ka thënë që të mos shqetësohet.

 

Më kërkoi shefi i madh

M: Çfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë… për situatën

M: Aha…fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë…?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar

F: E kishte telefonuar ky i madhi. E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

 

Në bazë të sistemit TIMS, 37-vjeçari rezulton të jetë brenda territorit shqiptar, por arrestimi i tij dhe dëshmia mund të jenë një nga provat kyçe të Prokurorisë në përfshirjen e policisë apo të ish-ministrit të brendshëm në trafikun e drogës.

 

Sipas te dhënave te policisë, thuhet se është lokalizuar vendi ku ndodhet Florjan Habilaj dhe pritet arrestimi i tij. Operacione te shumta po zhvillohen ne fshatra te Vlorës, te cilët mendohet te jene baza te Habilajve. Nga aksionet e policisë, është arrestuar Nazer Seiti, pjese e kësaj bande, i cili rezulton ne kërkim nga Prokuroria e Katanias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *