Subscribe

Nga qyteti i Lezhës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar krahas forcave ‘Shqiponja’, edhe planin për modernizimin e policisë së Shtetit.

Lleshaj tha se për këtë proces po bëhet rekrutimi i një grupi të madh studentësh ekselentë nga degë të ndryshme universitare.

 

SANDER LLESHAJ

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

Për këtë kemi hapur edhe një kanal tjetër rekrutimi për të marrë punonjës policie nga universitetet dhe jo thjesht nga universitet, por nga më të mirët e universiteteve. Ne kemi hapur një program, i cili ka dy vjet që funksionon për të marrë vetëm studentë të ekselencës, nga një numër i kufizuar degësh të universitetit, siç janë informatika, elektronike, ekonomia, financa dhe jurisprudenca. Përmes këtij programi ne po përthithim në radhët e Policisë, oficerë ekselentë dhe ky numër po shtohet në mënyrë progresive. Në këtë rrugë ne besojmë që do ta modernizojmë trupën e policisë.

 

Krahas rekrutimit të studentëve ekselentë, Lleshaj ka paralajmëruar për largimin nga radhët e policisë të personave që janë në moshë apo që kanë probleme fizike.

 

 

Në të njëjtën kohë do të hapim mundësi që edhe ata që për arsye moshe apo për arsye fizike do të duhet të largohen nga policia, do të mbeten prapë të trajtuar në kushte të njëjta, sikur të ishin në polici, por thjeshtë ne duhet të hapin rrugë që të rinjtë të marrin përherë e më shumë rol në Policinë e Shtetit.

 

 

Ministri bëri apel për të gjithë efektivët blu që të luftojnë krimin duke vendosur theksin edhe në krijimin e njësive të reja në polici për të goditur grupet e strukturuara kriminale dhe pasuritë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *