Pablo Casado  do të jetë kryetari i ri i Partisë Popullore Konservatore të Spanjës (PP).

 

Në votimin e së shtunës së anëtarëve të Partisë Popullore Pablo Casado mori një fitore të qartë (PP) dhe filloi mandatin e tij me një thirrje për unitet partiak, një Spanjë më të fortë në zemër të Europës dhe ligje më të ashpra për të shmangur çdo lëvizje drejt pavarësisë nga rajonet e saj.

 

Ai fitoi 1,701 vota në një votim të ligjvënësve dhe anëtarëve të tjerë të lartë të PP-së, duke mposhtur lehtësisht sfiduesen Soraya Saenz de Santamaria, e cila mori 1,250 vota.

 

Cosado zëvendëson ish-kryeministrin Mariano Rajoy, i cili  rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP. Rajoy u largua si kreu i partisë.

 

Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se “PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”, përfundoi Casado.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *