Federata spanjolle e futbollit ka vendosur ta mbylle bashkëpunimin me Luis Enrique, pas eliminimit nga botërori që në fazën e 1te tetave, nga Maroku.

 

Federata spanjolle ka zyrtarizuar zëvendësuesin e Enrique ,i cili është Luis de la Fuente, trajner i U-21 të Spanjës.

 

Krejtësisht e kundërta ndodh me kombëtaren Gjermane. Hansi Flick do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe pse u eliminua në fazën e grupeve të kupës së botës në Katar. Tekniku do të qëndroje në detyrë të paktën deri në përfundim të “Euro 2024”.

 

Ndërkohë  në rrjetet e tij social Flick shprehur mjaft optimist për vijimësinë e tij në pankinën gjermane.

 

“Stafi im teknik dhe unë jemi optimistë për Evropianin në vendin tonë. Si skuadër mund të arrijmë shumë më tepër se sa treguam në Katar. Humbëm një mundësi të madhe dhe do të nxjerrim mësime. Ne duam që e gjithë Gjermania ta mbështesë sërish ekipin në Euro 2024 në shtëpi”.

 

Edhe presidenti i federatës të futbollit tha se është besimplotë për rrugëtimin e Flick dhe përfaqësueses gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *