Kryetari i PD, Lulzim Basha i bere apel drejtesise te veproje pas skandalit te publikimit te te dhenave personale te qytetareve shqiptare, por edhe aferes se inceneratoreve. Ne nje postim ne rrjetin social tëitter Basha ka deklaruar se shefi I qeverise nuk e mbulon dot me shfaqje bajate nxjerrjen  në publik te të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të  NATO.

 

“Këto skandale vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni.” Ka theksuar kreu I PD, Basha.

 

Ne kete situate PD ka perseritur kerkesen per doreheqjen e kryeministrit Rama nepermjet sekretarit dixhital Endri Hasa.

 

 “Edi Rama e di shumë mirë qëllim e vërtetë. Prandaj doli në fushatë dhe i mbrojti publikisht patronazhistët sepse ai është kryepatronazhisti. Edi Rama nuk ka moral të qëndrojë në karrigen e kryeministrit! Ai keqpërdori dhe tradhtoi qytetarët! . Ai është i pari që sot duhet të jetë para drejtësisë dhe SPAK duhet të veprojë me shpejtësi!”

 

Sipas PD qeveria i ka perdorur te dhenat personale te qytetareve shqiptare per te fituar zgjedhjet e 25 prillit, duke treguar sipas opozites se shtetit dhe partia kane qene njesh ne zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *