Subscribe

Pas përfundimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi tre amendamentet që grupi demokrat do t’i depozitojë brenda javës në Kuvend.

 

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat kërkon nga SPAK që të marrë përsipër evidentimin një për një të pasurive të deputetëve dhe familjarëve.

 

“Më vjen keq nëse ndërpres një prej komisioneve hetimore, që do të hetojë masakrën zgjedhore. I uroj punë të mbarë. Lidhur me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me punësimin e shqiptarëve, çmimet, rrogat, fatin dhe sigurinë e tyre, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për; zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore. Amendamentin kushtetues për vettingun e politikanëve, në përputhej me opinionin komisionin e Venecias të fundvitin 2018, ku në përputhje me qëllimin për të bërë vetingun për politikanët e lidhur me krimin, për pasurite e tyre, të familjarëve të tyre, apo ortakeve, të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë, në parajsa fiskale apo banka offshor, është qëllim legjitim. Respektojmë dhe çështjen për proporcionalitet. Duhet të merret përsipër një për në çdo deputet, kryetar bashkie, ministër apo kryeministër, institucionet kushtetuese dhe institucionet e paravarura, në raport me lidhje të tyre apo të familjarëve me krimin. Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *