Subscribe

Gjykata Speciale ka konfirmuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçajt, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin mafioz të Jan Prengës.

Artan Doçajt i janë vënë nën sekuestro, një banesë dykatëshe në Shkodër, një makinë tip fuoristradë si dhe një motor.

Pasuria e Doçajve u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, gjatë hetimeve për rrëmbimin e Jan Prengës. Ata dyshohet se në bashkëpunim me Hajrat në Shjiak, moren peng dhe ekzekutuan në 17 janar, 49-vjeçarin Prenga, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Krahas pasurive të Artan Doçajt, në sitën e policisë kanë rënë dhe pronat e të afërmeve të tij apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar që të justifikojnë ligjshmërinë e tyre ose në të kundërt, edhe ato do të konfiskohen.

Në ditët e ardhshme, pritet që gjykata speciale të konfirmojë të tjera kërkesa të SPAK për sekuestrimin e pasurive të emrave të tjerë të botës së krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *