Subscribe

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet të thellojë hetimet për tenderin korruptiv të uniformave të Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se persona të tjerë mund të kenë përfituar nga kjo aferë.

 

Në qendër të dosjes është ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e shkarkuar vetëm pak ditë më parë nga detyra. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se ajo u ka bërë presion anëtarëve të tjerë të komisionit që të nxirrnin fituese kompaninë e cila kishte bërë ofertën më të lartë, duke skualifikuar format e tjerë në garë.

 

Dëshmia e saj pritet të hedhë më shumë dritë mbi zhvillimin e tenderit me vlerë 2.8 miliardë lekë si dhe shkeljet e vëna re në dokumentacion. Prokurorët e SPAK dyshojnë se shpallja e fituesit në kundërshtim me ligjin është bërë në këmbim të ryshfetit, por për ta vërtetuar këtë u duhet të sigurojnë prova e dëshmi të tjera.

 

Akuza e deritanishme ndaj ish-drejtoreshës Naqellari si dhe 8 zyrtarëve dhe biznesmenëve të tjerë është ajo e “Shkeljes së barazisë dhe pjesëmarrës në tendera, apo ankande publike”.

Tenderi që çoi në arrestimet e zyrtarëve u denoncua nga deputetët Muslim Murrizi dhe halit valteri. Procedurat u hapën me 26 korrik 2019 dhe mbyllur ne 11 maj 2020. Pas kësaj, deputetët i bënë të ditur prokurorisë se fituese ishte një formë që nuk kishte fare objekt të punës së saj qepjen e uniformave të policisë.

 

Ndërkohë në masën e arrestit me burg dhe arrestit shtëpiak ndodhen anëtarët e njësisë së prokurimit: Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani, dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *