Subscribe

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion  nis hetimet pas kallëzimeve të bëra nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar. Padia e fundit kundër kryebashkiakut Erion veliaj dhe nënkryetarit Arbian Mazniku, nen akuzen e shperdorimit të detuyrës dhe korrupsionit pasiv, është bërë në datën 6 maj.  

Burime nga SPAK thonë se hetimet që tashmë kanë nisur prej pak ditësh, po bëhen për Institucionit të Bashkisë së Tiranës dhe jo ndaj Veliajt apo Maznikut.

Por beteja e aktivistëve  nuk është ndalur me këtë kallzim.  

Të paditurit penalisht të radhës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit janë dy inxhinierë dhe një arkitekte e Institutit të Ndërtimit. Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola akuzohen nga Aleanca për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve në hartimin e akt-ekspertizës, dokumenti të cilit iu referua Bashkia e Tiranës, që çoi në vendimarrje e Këshillit Bashkiak për të shembur Teatrin Kombëtar.

Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, aktivistët për mbrojtjen e teatrit pretendojnë se Instituti i Ndërtimit nuk ka kryer asnjë akt-ekspertimi në Maj të 2020.

Aktivistët e AMK-së pretendojnë se akt-ekspertiza të cilës i referohet Bashkia Tiranë është e Marsit të 2018-ës.

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës edhe pse ishte njoftuar të mblidhej të premten për të vendosur për fatin e godinës së Tetarit Kombëtar, në një mbledhje online urgjente në orët e mbrëmjes votoi për prishjen e tij.

Vendimi u morr teksa protestës së qytetarëve dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i ishte bashkuar për t’a ruajtur godinën gjatë natës edhe Kryetari i Partisë Demokratike.

Të hënën, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për t’i prezantuar planet për Teatrin e ri Kombëtar, pa dhënë detaje se kur dhe si do të procedohet me shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë aktivistët do të vijojnë ta mbrojnë edhe sot teatrin, këtë rardhe edhe me mbështjen e  krystres së LSI, Monika kryemadhi e cila do të qëndrojë gjatë gjithë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *