Pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje madhorët e riatdhesuar, në rastin konkret Floresha Rashën. Përmes marrjes në pyetje, Prokuroria e Posaçme do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

 

SPAK pritet të pyesë për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë.

 

Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush ka kryer krim, do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *