Subscribe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

 

Prokurori i çështjes, Klodian Braho ka thirrur palët e përfshira në këtë vepër penale për tu komunikuar mbylljen e hetimeve.

 

Të bashkëpandehurit në dosjen hetimore, Lefter Koka e Klodian Zoto përmes mbrojtësve të tyre ligjorë janë njohur me akuzat përkatëse. Ndërsa kanë ende 10 ditë kohë për të paraqitur në SPAK pretendimet, derisa dosja hetimore të shkojë për gjykim.

 

Përfundimi i këtij hetimi për Elbasanin është i pari nga të tri hetimet e iniciuara nga SPAK për te ashtuquajturën afera e inceneratorëve.

 

Në lidhje me këtë aferë të dyshuar korruptive në burg ndodhet ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-drejtori i Politikave Mjedisore Pëllumb Abeshi si dhe Bardhyl Çabiri, Etleva Kondi, Jonida Zeqi dhe Serafin Papa, të gjithë ish-anëtarë të Komisionit për lejen e inceneratorit. Ndërkohë në kërkim policor janë ende Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

 

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion në vlerën prej 3.7 mln eurove.  Ndërkohë në SPAK vijojnë hetimet për inceneratorin e Fierit, dosja e te cilit pritet të shkojë së shpejti për gjykim. Ndërsa nuk ka të dhëna mbi evurine e hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *