Subscribe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen në ngarkim të gjyqtares Mimoza Margjeka.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arben Cara u arrestuan pas akuzave per korrupsion. Arrestimi u krye me urdhër të SPAK dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet rezultoi se bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë të pandehurës Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, një shumë parash prej 6 000 eurosh.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *