SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit te organizuar formularin per sekuestron e pasurive te Altin dhe Leonard Hajrit, dy emra keta te perfshire ne rrembimin dhe ekzekutimin mafioz te Jan Prenges.

 

Kerkesa mesohet se eshte derguar diten e premte, ndersa lista e pronave që do t’i nenshtrohen konfiskimit jane tre objekte ne pronesi te Altin Hajrit dhe nje ne emer te vellait te tij, Leonardit.

 

Konkretisht, SPAK ka kerkuar sekuestrim per kompleksin “Golden” ne Xhafzotaj, nje pike karburanti, si dhe nje vile dykateshe ne fshatin Peze ne Shijak. Prona keto ne pronesi te Altin Hajrit. Po ashtu, eshte kerkuar sekeustrim dhe per nje vile kater kateshe po ne Peze, ne pronesi te Leonard Hajrit.

 

Sekuestrot e pronave te familjes Hajri u bene ne kushtet e emrgjences me urdher te drejtorit te policise, Ardi Veliu dhe ishin nder te parat qe perfunduan ne siten e OFL.

 

Ky eshte vendimi i trete qe mberrin ne Gjykaten Speciale per sekesutrim pronash, pas atij te automjetit te blinduar te Lulzim Berishes dhe pronave te Doçajve ne Shkoder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *