Subscribe

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në njoftimin e shpërndarë për mediat, ka dhënë një informacion shumë të zgjeruar për të shkuarën e Ylli Ndroqit.

Nga bashkëpunimi i kryer midis Interpol Tirana dhe zyrave homologe në Turqi dhe Itali, është zbuluar se emri i tij është Xhemail Pasmaçiu. Në vitin 1998, ky person është arrestuar në Stamboll të Turqisë në kuadër të operacionit “ESAS” për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 30.5 kg heroinë. Midis të prangosurve ishte edhe Ylli Ndroqi, referuar njoftimit, i paraqitur si Xhemail Pasmaçiu. Ndërsa në Itali, po i njëjti person është arrestuar në vitin 2015.

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit “Bakllava”, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal. Banda përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Në bashkëpunim me autoritetet turke dhe italiane, SPAK zbuloi përmes gjurmëve të gishtave se Ylli Ndroqi është Xhemail Pasmaçiu. “Vizion Plus” mëson se ai është shoqëruar për t’u marrë në pyetje për pasurinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *