Subscribe

Tre zyrtarë të OSHEE janë arestuar këtë të martë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen nga PROKURORIA ANTIKORRUPSION se kanë abuzuar me tenderat.

Në pranga përfunduan, drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, dhe dy anëtaret e komisionit të vlerësimit, Irma Dërguti dhe Athinia Papa, ndërsa është shpallur në kërkim drejtoresha e kabinetit nw shoqwrinw tregtare, Albana Ferraj.

Urdhërarrestet ndaj tyre u lëshuan nga gjykata, e cila pasi u njoh me provat e depozituara nga spak vendosi masën arrest me burg për Elis Bushatin dhe Albana Ferrajn ( ne mungese) dhe arrest shtëpiak për dy anëtaret e komisionit të vlerësimit.

Hetimi ndaj tyre ka nisur në vitin 2020, ndërsa akuzohen për një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2016 nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, me fond limit 138 milionë leke.

Sipas prokurorisë së posaçme antikorrupsion, nga veprimet hetimore rezulton se Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti kanë favorizuar gjatë garës në kundërshtim me ligjin, shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Po ashtu gjatë hetimeve ka rezultuar se drejtoresha e kabinetit, Albana Ferraj gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi ka përfituar rreth 131 mijë euro rryshfet për të favorizuar shoqërinë tregëtare italiane nëpërmjet një komanie të tretë

Ndërkohë hetimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë më qëllim identifikimin e të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

 

 

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali. Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016. Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë “COM METODI” S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, është vendosur:

 

 

 

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *