Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është i sigurt se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita. Përmes një postimi në “Facebook”, ai njoftoi se ka nisur votimi në degën e PD në Pukë. Anëtarësia e kësaj dege do të votojë për kandidatët për deputetë.

 

“Në degën e PD Pukë, qendra e votimit Fushë-Arrëz, po votohet për seleksionimin e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme në nivel kombëtar dhe lokal. Anëtarësia e kësaj dege të PD, masivisht po ushtron të drejtën e saj sipas parimit “një anëtar, një votë”, për të zgjedhur perfaqësuesit më të mirë me integritet politik, shoqëror dhe profesional. Kandidatët e përzgjedhur në mënyrë demokratike, transparente dhe të ndershme, në zgjedhjet e 25 Prillit, së bashku me uraganin qytetar, do t’i japin fund pushtetit të kalbur të Ramës dhe Rilindjes dhe do të hapin një faqe të re për Shqipërinë, për prosperitet ekonomik, liri, demokraci dhe integrim europian.✌️”

 

Procesi i votimit në PD do të zgjasë deri në datën 10 tetor, ku demokratët do të zgjedhin kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *