Kandidiati për deputet i PD në Korçë, Edmond Spaho në një takim me banorët e disa fshatrave në këtë zonë vuri theksin tek rëndësia e votimit në 25 prill.

Ai u shpreh se në kutinë e votimit, secili duhet të kujtojë krizën që përjetoi vendin këto tetë vite, duke detyruar sipas tij mijëra të rinj të ikin në azil nëpër botë.

Spaho tha se këto zgjedhje, janë vullnet kombëtar për një Shqipëri të re dhe të zhvilluar.

“Kujtoni mungesën e të ardhurave, varfërinë, kujtoni mjerimin. Kujtoni dyfishimin e çmimeve, ku në këto vite u rritën tarifat e ujit, dritat, u rrit nafta me 320 lekë per liter. Për vite të tëra u kalben mollët u kalben qepët, patatet. Pse nuk shiten. Sepse nuk rriten çmimet e referencës dhe favorizohen prodhimet e Importit.Kujtoni mungesën e subvencioneve dhe rritjen e cmimeve te imputeve bujqesore”, tha ai.

Më tej, Spaho sqaroi se programi i PD-së adreson zgjidhje të problemeve.

“Do ulim taksat që të rrisim punësimin, të rrisim të ardhurat në xhepat e shqiptarëve dhe të thithim investime te huaja nepermjet takses se sheshte 9%. Do ulim çmimin e karburantit dhe të energjisë, do rrisim ndjeshëm subvencionet në bujqësi për fermerët dhe prodhuesit me 100 milion euro në vit dhe 50 milion euro do t’i investojmë në infrastrukturën bujqësore që t’i bëjmë produktet shqiptare konkurruese. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike, do rrisim pagat dhe pensionet me 25 përqind, do paguajmë tarifën e universiteteve për të rinjtë e familjeve me të ardhura të ulëta”, shtoi Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *