Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk i ka mbajtur premtimet për shendetësi falas, hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, uljen e çmimit të energjisë elektrik, etj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Spaho shkruan se lista e premtimeve të pambajtura të kryeministrit Edi Rama është shumë e gjatë, ndërsa thekson se qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.

“Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës. Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas. Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhetin më të lartë për arsimin në 30 vjet. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për subvencione për fermerët. Lista e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës është shumë e gjatë. Qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.”

Ndër të tjera, Spaho nënvizon se Rama ka 22 vjet që nuk mban asnjë premtim, por vetëm gënjen.

“Sa herë kapet me të dyja duart në xhepat e qytetarëve, Edi Rama gënjen edhe më shumë. Në rastin e inceneratorëve, aferës së korrupsionit Rama u kap në flagrancë duke vjedhur 400 milionë euro dhe premtoi se do jepte dorëheqjen. Por siç e di i madh e i vogël, ka 22 vjet që Edi Rama nuk mban asnjë premtim dhe vetëm gënjen. Dëgjojeni vetë:”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *