Kreu I grupit te PD, Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit tha se kriminalizimi I parlamentit nga kjo mazhorancë në vitet 2013-2017 bëri të që të ndërpritej çdo lloj negociate nga Komuniteti Europian për procesin e integrimit të vendit.
Ai tha se paralelizmat që bëhen me ngjarjet e 21 janarit ku u vranë 4 protestues janë qesharake teksa nuk nguroi të akuzoje edhe përfaqësuesit e mazhorancës në këtë komision.

 

 

“ I vratë njëherë ata, po i vrisni për herë të dytë! Keni pasur 5 vjet kohë në dispozicion për të zbardhur të vërtetën. Por e vërteta është një dhe e thjeshtë: Ishte puç kushtetues! Keni dashur të merrni pushtetin me forcë, me dhunë, keni sulmuar Kryeministrinë me të gjitha mjetet e mundshme! Ky është dallimi mes nes dhe jush! Ne nuk e marrim pushtetin me dhunë! Protestat tona në dallim nga tuajat janë brenda limiteve politike. Por natyrisht ka një moment kur policia provokon dhe njerëzit reagojnë si në këtë rastin e Partia Demokratike  u tregua forcë e përgjegjshme.Ky është dallimi i madh midis nesh dhe jush dhe më pas, dallimi midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës: Ndërsa Edi Rama i nxiste me telefon nga kullat e tua Fidel, Lulzim Basha erdhi i tërhoqi njerëzit dhe i çoi tek PD-ja,”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *