Nënkryetari i PD, Edmond Spaho reagoi pas akuzave të hedhura nga socialisti Taulant Balla për opozitën dhe plani e saj ekonomik për të dalë nga kriza e koronavirusit. Spaho tha në “Facebook” se paratë e shqiptarëve janë futur në xhepat e shokëve të Ballës dhe se mazhoranca nuk po mendon për fatin e qytetarëve.

 

“Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës. Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!”

 

Reagimi erdhi pas ironizimit që Taulant Balla bëri me kryedemokratin Lulzim Basha për propozimet e tij për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *