Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shprehet se përfshirja e mjekëve në luftën kundër COVID-19 u propozua fillimisht nga Partia Demokratike.

 

Sipas tij, nëse propozimi i tyre nuk do të ishte dëgjuar dhe vepruar me vonesë, numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë do të ishte më i ulët, ndërsa i drejtohet kryeministri Edi Rama që është më efektive të “dëgjojë dhe mësojë” në vend që të sulmojë opozitën.

 

“Edi Rama duhet ta kuptoje qe eshte me mire kur degjon, meson dhe kopjon, sesa kur sulmon opoziten! Edi Rama është edhe pa ide, edhe i papërgatitur, edhe i vjetruar, por përsëri harxhon kohë me sulme bajate politike ndaj opozitës. Partia Demokratike po luan rolin e vet konstruktiv duke mbështetur institucionet e shëndetësisë, duke bërë propozime konkrete dhe duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ky rast e provon më së miri këtë: 3 javë pasi cdo ditë eskpertët e Partisë Demokratike kërkojnë që në luftën ndaj COVID-19 të përfshihen edhe mjekët e familjes, më së fundmi sot Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi vënien në lëvizje të këtij mekanizimi. Me mjetet e duhura të mbrojtes, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. Nëse propozimi ynë nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë.”

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të hënë nga Qendra Shëndetësore nr. 5 në Tiranë se 1600 mjekë të familjes në të gjithë vendin do të bashkohen për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *