Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shprehet se e vetmja masë mbrojtëse që ofroi qeveria për stafin shëndetësor ishin 1.2 milionë maskat e skaduara.

 

Spahia shkruan se Lulzim Basha kërkoi që në fillim të muajit shkurt marrjen e masave për pajisjen e stafit mjekësor, por sipas tij, qeveria u mjaftua me propagandë.

 

“Që në fillim të muajit Shkurt, Opozita dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi që të merren menjëherë masa për të pajisur stafin mjekësor me pajisje mbrojtëse të domosdoshme, për të përballuar situatën e pritshme me koronavirus. Qeveria u tall, bëri propagandë dhe Edi Rama zotohej deri më 9 mars se Shqipëria nuk është e kërcënuar dhe se fundi i botës nuk po vinte, për shkak të “masave penguese” që kishte marrë qeveria! Rasti i parë me COVID-19 u konfirmua në 9 mars. Vazhduam pa pushim, me përgjegjshmëri të plotë, të kërkojmë pajisje mbrojtëse për mjekët, të bindur se Shqipëria nuk ka luksin për të futur në karantinë mjekët, dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve, është mburoja e vetme midis qytetarëve dhe virusit.”

 

Spahia theksoi se Kryeministri bleu mjete mbrojtëse personale 1 muaj me vonesë dhe vetëm 12 ditë pas konfirmimeve të rasteve të para të të prekurve me COVID-19.

 

“Nuk dua të komentoj fare faktin se blerja është kryer me kontratë sekrete, apo thënë ndryshe pa garë, sepse Qeveria kështu ka vepruar në kohë normale, dhe jo më në këtë kohë emergjence, por sigurisht dua të shpreh indinjatën time për një vendim kaq të vonuar. Dokumenti më poshtë provon se shqetësimi ynë i gjithë këtyre ditëve ishte i drejtë dhe se qeveria e mori lehtë dhe u kap e papërgatitur nga situata e krijuar. Edi Rama bleu mjete mbrojtëse personale (edhe kjo blerje në sasi të pamjaftueshme) 1 muaj me vonesë dhe vetëm 12 ditë pas konfirmimeve të rasteve të para të të prekurve me COVID-19. Nuk dua të komentoj fare faktin se blerja është kryer me kontratë sekrete, apo thënë ndryshe pa garë, sepse Qeveria kështu ka vepruar në kohë normale, dhe jo më në këtë kohë emergjence, por sigurisht dua të shpreh indinjatën time për një vendim kaq të vonuar.”

 

Sipas tij, mosmarrja e vendimeve të duhura, në kohën e duhur, është arsyeja pse Edi Rama po “detyron qytetarët të mbajnë të gjithë peshën e sakrificës”. Ai shtoi se infektimi i 9 mjekëve dhe infermierëve dhe vetëkarantimi i dhjetëra të tjerëve është pasojë e vendimeve të vonuara të Ramës.

 

“Dua të përsërisë pa pushim: Qeveria të vendosë në dispozicion të shëndetësisë fondet e nevojshme, pajisjet e nevojshme, si dhe pa humbur kohë më shumë, të blejë në sasi të mjaftueshme edhe testet dhe materialet testuese për qytetarët.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *