Subscribe

Ministrat e Jashtëm të bashkimit evropian do të vendosin sot për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Takimi ka nisur në orën 10:00 dhe ministrat duhet të vendosin nëse gjatë presidencës gjermane do të zhvillohet apo jo konferenca ndërqeveritare mes dy vendeve tona dhe Bashkimit Europian.

 

MICHAEL ROTH

MINISTER SHTETI PER EUROPEN

 

“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë..”

 

Por Gjermania duket e vetme në betejën për të çuar para procesi e integrimit për dy vendet tona.

 

Rruga e Maqedonisë së Veriut është bllokuar tashmë nga Bullgaria e cila i ka vendosur si kusht Shkupit zyrtar gjuhen e historinë, duke e bërë të qartë se do të vendosë veton kundër Maqedonisë së Veriut.

 

Nga ana tjetër Shqipëria e ka marrë një përgjigje negative nga Holanda, e cila ka deklaruar se Tirana zyrtare ende nuk i ka plotësuar kushtet e vendosur në 25 mars kur këshilli evropian miratoi hapjen e negociatave.

 

Në këto kushte, ka pak gjasa që sot Ministrat e Jashtëm të marrin një vendim pozitiv për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *