Pasi ka shkatërruar Karaibet dhe ka shpëlare Kuben, uragani ‘Irma’ ka rigjetur forcën duke u përshkallëzuar ne fuqinë 4 dhe po përplaset me Floridën gjysme te zbrazur. 6. 5 milionë njerëz jane urdhëruar te largohen, duke u fshehur nga shkatërrimi qe sjell me vete ‘Irma’.

 

Presidenti Donald Trump serish ka bere thirrje qe gjithkush te largohet sa me pare nga rruga e uraganit, pasi nuk ka shpëtim per ate qe përballet me te. Ne toke kush mundet ka siguruar varka, anije dhe avionë dhe është larguar nga Florida dhe ishujt para saj me çfarë mund te merrte. Sipas autoriteteve askush nuk do te mund t’i mbijetoje përplasjes se uraganit ne ishujt turistike përpara Majemit apo Tampes.

 

Rreth orës 7 te mbrëmjes pritet qe uragani te përplaset ne toke. Guvernatori i Floridas Rik Scot ka kërkuar nga banoret qe te mos luhaten ne largim nga Florida, pasi ky eshte shansi i fundit. “Nëse jeni urdhëruar te largoheni bëjeni kete tani pasi është shansi i fundit”, – ka thëne ai. Ndryshe nga sa pritej kane shpëtuar mire dhe pa viktima Haiti dhe Kuba, dy ishujt te cilet uragani pritej qe t’i dëmtonte me se shumti, por deri tani ka shkaktuar deme materiale dhe përmbytje, por jo ne njerez.

 

Te pakten 72 mije persona kane gjetur strehe ne afro 390 streha te hapura nga qeveria amerikane ne godina shtetërore apo private te sigurta qe i qëndrojnë erërave te forta deri ne 300 km ne ore qe sjell me vete uragani. Presidenti Trump ka mbledhur kabinetin dhe ka urdhëruar qe luftanija “Abraham Linkoln” dhe flota shoqëruese e anijeve te saj te vendoset ne bregdetin e Floridas per te siguruar rruge komunikimi, ndihme shëndetësore dhe uljen e avionëve me ndihma. Deri tani ne ishujt Karaibe uragani shkaktoi te paktën 24 viktima.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *