Autori dhe aktori I Al Pazar Agron Llakaj ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, babanë.

 

Përmes një postimi, Llakaj ka publikuar një foto krah prindërve, duke shkruar se jo më larg se sot në mëngjes e kishte takuar të atin, pa e ditur që do të ishte përqafimi i tyre i fundit.

 

Ahh ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditelindja jote e fundit.

 

Babai im, gojemjalti ti, e qeshura jote ilac…aaahh mor bab cte te them e cte shkruaj per ty?!

 

U pame sot ne mengjes dhe nuk mendova se po te puthja e perqafoja per here te fundit.

 

Babi im, ike…,po te pret Bardha, bija jote dhe motra jone, tregoja gjithe mallin tone babi…

 

Qofsh i parajses ashtu sic shpirtin e kishe babi im!

 

Kam gjithcka nga ty dhe shpirti yt i mire, qe do t’i ruaj deri kur Zoti te na bashkoj serish!

 

Lamtumire o i shtrenjti yne, tregoi shtruar Zotit gjithe historite e tua, ashtu bukur dhe qeshur sic tregoje Ti! Sa me mungon mor bab…ahhhh…“, ka shkruar Agron Llakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *