Një muaj më parë aktori i mirënjohur dhe autori i Al Pazar dhe Fake OFF në Vizion Plus, Agron Llakaj humbi shoqen e jetës, bashkëshorten e tij Kostandinën. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, Kostandina mbylli sytë përgjithmonë më 24 maj.

Sot, një muaj më vonë Agron Llakaj ka bërë një posim pikëlues ku shpreh dhimbjen e vuajtjen në mungesën e saj.

“Imja Kostnandina. Një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pafund dhe s’di… Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bërë dhimbje”, shkruan aktori krah fotos me bashkëshorten e ndjerë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *