Shqiptarët e ngecur në Stamboll dhe Milano për shkak të COVID-19 do të kenë mundësi të rikthehen në atdhe këtë të shtunë dhe të diel.

Sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, të gjithë ata që riatdhesohen, duhet të karantinohen për dy javë në hotel.

Këtë të shtunë fluturimet do të kryhen Stamboll-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa të dielën do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës, bëri me dije pak ditë më parë se qeveria do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve për qëndrimin në hotele, ku shqiptarët e ardhur do të vetëizolohen për 14 ditë.

Ndërsa qytetarët do të paguajnë vetë biletën e udhëtimit që është 100 euro dhe ushqimi, 7 euro në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *