Pas pushimit nga kombëtarja, Serie A rikthen në fushë skuadrat më të dashura për tifozët shqiptar dhe jo vetëm .

 

Juventus Lazio është sfida hapëse e kësaj jave ku të dyja skuadrat pritet të japin maksimumin.

 

Zonja e Vjetër kërkon ti afrohet dhe më shumë zonës Champions duke parë dhe duelet e vështira që kanë kundërshtarët direkt.

 

De Shiljo, Kilelini janë mungesa të sigurta për teknikun Alegri ndërsa në dyshim janë  Bernardeski me Dibalën megjithatë eksperti italian ka zgjidhur dilemat e tij me dyshen Chiesa -Morata.

 

Nga ana tjetër kryeqytetasit e Italise vuajnë mungesën e Imobiles ndërsa Lazzari mbetet  në dyshim.

 

Në mbrëmje Milani ka një duel jo shumë të lehtë përballë Fiorentinës, që tregon një tjetër fytyrë me skuadrat e mëdha.

 

Kuqezinjtë kërkojnë fitoren me detyrim për shkak se një triumf i mundshëm do i ndihmonte jo pak për t’u shkëputur nga kreu.

 

Kastijeho dhe Kalabria dhe Rebic  mbeten shqetësime për teknikun Pioli ndërsa Fiorentina vuan dëmtimet e Milenkovic dhe Nastasic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *