Vëmendja e të gjithë Italisë, por edhe mbarë botës futbollistike sot është e përqëndruar tek derbi I Milanos, një nga duelet më të zjarrta në historine e futbollit të klubeve.

 

Shqiptarët, të cilët janë jo pak të lidhur me këto dy ekipe si dhe me futbollin Italian në tërësi do të kenë mundësi ta ndjekin këtë supersfide në platformen Tring në orën 18:00.

 

Kalendari e rezervoi këtë duel të madh shumë shpejt që në javën e 5 të kampionatit, ku ende gara nuk është ndezur plotësisht dhe ku formacionet janë ende të pakolaudura 100%.Mirëpo përtej kësaj, derbi I “Madoninas” përvecse do të luhet në një stadium të tejmbushur, do të transmetohet ne qindra shtete dhe do të ndiqet nga miliona e miliona njerez.

 

San Siro, “La Scala” i e futbollit Italian pret dy ekipe me peretendime të mëdha opër titullin kampion që aktualisht ndahen nga një distancë vetëm 1 pikëshë në klasifikim.Inter vjen pas 3 fitoresh dhe një humbje në derbi, por me një skuadër që nuk ka bindur dhe nuk ka shkelqyer në start.

 

Problem shqetësues për trajnerin Inzagi është mungesa e një pike referimi në sulm si Lukaku, ndersa shpreson te kete titullar mbrojtesin Bastoni.Ndërkohe Kuqezinjtë kanë 8 pikë, me 2 fitore dhe dy barazime. Ndeshja e fundit kundër Sasuolos ishte një hap pas në cilësinë e lojës në raport me 3 takimet e parea ku skuyadra e Piolit luajti shumë mirë. Florenci, Krunic, Ibrahimovic dhe rebic mungojnë por kthehet Origi në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *