Subscribe

Mbrëmjen e sotme mund të jeni dëshmitarë të një eklipsi të pjesshëm të Hënës. Toka do te jete mes Hënës dhe Diellit. Nga ky fenomen, hëna do të marrë fillimisht një skuqje të pjesshme, dhe më pas do të fillojë eklipsi, i cili pritet të zgjasë rreth një orë.

 

Pamje magjepsëse të lëvizjes së Hënës, do të shënohen rreth orës 20:20 minuta sipas kohës europiane. Sipas ekspertëve, eklipsi i diellit do të ndodhë pas dy javësh. Por, eklipsi i mbrëmjes se te hënës nuk do të jetë i dukshëm në një pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë.

 

Ekspertët kanë paralajmëruar se më 21 gusht, në Shtetet e Bashkuara  do të shihet eklipsi total i Diellit, kur hëna të kalojë mes tokës dhe Diellit, dhe duke lënë në errësire planetin tone për disa minuta. Sipas shkencëtarëve, ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *