Pasditen e kësaj të mërkure do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit Politik, të lajmëruar nga Damian Gjiknuri.
Duke qenë se do të jetë edhe vetë i pranishëm, kryeministri Edi Rama i bëri një tjetër ftesë publike opozitës jashtëparlamentare që të marrin pjesë në mbledhje.
“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”
PD-LSI reaguan ashpër të martën pasi Edi Rama firmosi marrëveshjen me opozitën në Parlament për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura.