Olimpik Marseja dhe Atletiko Madrid do te përballen sonte ne Lion ne finalen e kupës se vogël te Europes. Përballe njera tjetrës dy skuadra te cilat kane fituar te parat ne formatin e ri te dy kompeticioneve kontinentale. Nga njëra ane francezet trofeun e pare Champions League ne 93 dhe spanjollet ne 2010-en Europa League.

 

Marseja ka rastin vetëm pak kilometra larg shtëpisë te shkruaj emrin me germa te arta si një skuadër franceze ne një kompeticion europian 22 vjet me vone pas triumfit te Paris Sg ne kupën e kupave. Per francezet behet fjale per finalen e trete ne histori ne kete kompeticion pas dy te parave te humbura ndaj Parmes dhe Valencias. Ndërsa Atletiko nje triumf do ta barazonte me Seviljen me tre kupa te fituara. Per teknikun e Rudi Garcia nuk ka dyshime se Atletiko eshte skuadra favorite. Por nje finale ne France është nje rast fantastik. Shpresojmë te bëhemi skuadra e pare franceze qe e fiton ketë trofe.

 

Ne kampin kundërshtar Diego Simeone ndien keqardhje qe nuk do te jete ne pankine pasi është i skualifikuar. Argjentinasi ka deklaruar se qe kur u eliminuan nga Champions, e gjithë vëmendja u përqendrua te ky turne per ti shkuar deri ne fund. Nje ndeshje e veçante pritet te jete edhe sulmuesin e Atletikos, Antuan Grizman i lindur vetëm 45 km larg vendit ku do te luhet finalja e Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *