Brazili dhe Gjermania, dy nga favorite e mëdha për fitimin e kupës së botës bëjnë debutimin në këtë turne këtë të diele.

 

Fillimisht do të zbresin në fushën e lojës, kampionet në fuqi të botës Gjermania e cila do të jetë e impenjuar në ndeshjen e parë të grupit F kundër Meksikës. Panterat duan ta nisin mbarë kompeticionin për të shmangur çdo surprize të hidhur në ndeshjet e radhës.

 

Sa i takon formacionit, dilema e vetme është prania e Ozil nga minuta e parë. Nëse turko-gjermani nuk do ta nisë nga minuta e parë në fushë e në këtë rast, do të jetë Draksler i cili së bashku me Rojs dhe Myler do përbënin treshen e mbështetësve për sulmuesin Verner. Nëse Ozil do të jetë titullar, do të ketë balotazh mes Draksler dhe Rojs për postin e fundit në mesfushë.

 

Në krahun tjetër një ndeshje po kaq interesant në program këtë të diele në orën 20: 00 është ajo e grupit E mes Brazilit dhe Zvicrës. 5 herë kampionet e botës të paktën sipas bastexhinjve, renditen si favorite kryesore të botërorit falë një miksi interesant mes talentit dhe eksperiencës. Natyrisht sulmi shpërthyer mes treshen Kutinjo, Gabriel Jesus dhe Nejmar udhëheq Seleçaon drejt synimit për të marrë trofeun e 6 më të madhin në botë. Ditët ruse deri tani kanë qenë te qeta për Seleçaon e cila nëpërmjet trajnerit Tito ka vlerësuar Zvicrën sidomos për formën që ka treguar para botërorit ku në disa miqësore bëri paraqitje shumë pozitive.

 

Helvetet do të vazhdojnë të mbështeten edhe në këtë turne nga disa lojtarë me origjine shqiptare si Shaqiri, Xhemaili, Behrami dhe Granit Xhaka. Në takimin tjetër të këtij grupi Serbia shpreson të përfitojë nga përplasa mes Brazilit dhe Zvicrës për të mundur Kosta Riken .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *