Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet...

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

Sot derbi Tirana-Partizani, policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

7 Prill 11:12

Kryeqyteti pret sot derbin e fundit të këtij sezoni në Superiore. Tirana do të presë në “Arenën Kombëtare” rivalin e tyre të përjetshëm, Partizanin. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 33-të, me ndeshjen që është programuar të startojë në orën 20:00.

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit.

Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
bllokim rrugesh Derbi Tirana-Partizani

Nga e njëjta kategori

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin flakë para se të ngarkohen në aeroplan (VIDEO)

më shumë...

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike në Rrugën e Arbrit

më shumë...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

më shumë...

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano,...

10:25

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike...

10:22

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues...

9:52

300 vende të reja në Policinë e...

9:09

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive,...

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.