Mesatarja e viktimave ditore në Itali vazhdon të mbetet shumë e lartë.

Këtë të enjte kanë gjetur vdekjen 760 persona. Një shifër që është pak më e lartë sesa shifra e ditës së mërkurë kur kishin gjetur vdekjen 727 persona brenda një dite. Numri total I viktimave në vendin fqinjë është 13 915, shifër që e bën Italinë vendin më të goditur nga koronavirusi.

Mirëpo vec shifrave tragjike të vdekjeve, ka edhe lajme shpresëdhënëse.

Një ndër to është zbritja sërish e rasteve te reja. Dje ishin 2937 vetëm në 24 orë ndërsa këtë të enjte kemi 2322, pra një zbritje me afro 600 paciente më pak në raport me nje ditë më parë.

Edhe më inkurajues është lajmi tjetër për të shëruarit që ketë të enjte ka kapur një shifër rekord prej 1431, statistika më e mirë deri më tani.

Në 24 orët e fundit janë shtruar në terapi intensive vetëm 18 persona, cka po I jep mundësi spitaleve të marrin fryme dhe më në fund të kene shtreter bosh në urgjenca dhe sallat e reanimacionit.

Italia është vendi më I goditur ne Europë jo vetëm për numrin më të lartë të viktimave por edhe për atë të të prekurve në total, shifër që ka shkuar në 115 mijë.

Edhe nga Lombardia , rajoni me i prekur ne Itali, kemi gjithashtu lajme te mira. Numri i viktimave kete te enjte eshte ulur, 357 ne 24 oret e fundit.

Ulje ka edhe ne rastet e reja. Dje kishim 1565 paciente pozitiv brenda te merkures ndersa kete te enjte kemi 1292, rreth 270 paciente me pak sesa dita paraardhese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *