Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

 

Temat e diskutuara gjatë takimit i ndau kryediplomati evropian në “Facebook”, ku garantoi mbështetjen e BE për ILD.

 

“I lumtur që takova sërish Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë & komunikimin e mirë me publikun. #BE do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për #ILD për të rritur më tej efikasitetin e saj”, tha Luigi Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *