Edhe ambasadori i BE ne Tirane, Luixhi Soreka, ka pershendetur betimin e 8 prokuroreve dhe ngritjen e struktures te SPAK.

Ai thote se tashme drejtesia e re fillon punen dhe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte eshte hapi kryesor per Shqiperine ne rrugen e anetaresimit.

 

“BE mirëpret betimin e 8 prokurorëve të SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër etapë e rëndësishme për zbatimin e drejtësisë.Lufta kundë rkorrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.

 

Ndërkohe më heret ngritjen e SPAK e kishte përshendetur edhe ambasada e  Shtetet e Bashkuara e cila theksoi se mbetet një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

Me betimin kete te enjte tek Presidenti Meta, 8 anetaret e SPAK nisin zyrtarisht punen e ketij institucioni te ri, fryt i reformes ne drejtesi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *