Subscribe

Bashkimi Europian beson se zbatimi i plote i reformes ne drejtesi eshte arma me e forte ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Gjate nje konference per mediat ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca theksoi se funksionimi I plote i Prokurorise se Posacme se bashku me byrone kombetare te hetimit do te sjelle rezultate konkrete ne kete beteje.

 

LUIGI SORECA

 

AMBASADOR I BE

 

 

Reforma ne drejtesi kur te zbatohet plotesisht do te perfaqesoje armen me te forte per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit te larte. Keshtu qe mezi presim qe spaku te behet plotesisht funksional ne menyre qe te marre persiper kete detyre e ta realizoje ate plotesisht. Une  vete do te takohem me kreun e zpakut, zotin kraja gjate kesaj jave.

 

 

Deklarata e diplomatit te Bashkimit Evropian u be gjate Konferences ku u prezantua edhe nje sondazh per perceptimin e shqiptareve rreth BE. Sipas ketij sondazhi 89% e qytetareve e mbeshtesin reformen ne drejtesi,  45% besojne se integrimi do te varet nga ulja e korrupsionit dhe 29% mendojne se rendi publik e siguria jane kushte qe Shqiperia duhet te permbushe per t’iu bashkuar BE. E ne kete kendveshtrim, ambasadori Soreca mbeshteti aktin normative te qeverise per luften kunder krimit te organizuar.

 

 

Strategjia per te ndjekur parate, eshte menyra me e mire per te luftuar krimin e organizuar dhe mendoj se ky eshte qelllimi I ligjit te njohur me emrin anti kck. Une mendoj se ky ligj tregon vullnetin politik per te adresuar kete problem, por ajo cka eshte e rendesishme eshte menyra si do te zbatohet ky ligj. Zbatimi eshte kyc dhe ne shohim dy kushte kryesore qe zbatimi te jete ne perputhje me shtetin e se drejtes; e para qe te drejtat e te akuzuarve te respektohen plotesisht. Kushti I dyte ka te beje me drejtimin e ketij operacioni, spaku duhet te konfirmoje te gjitha veprimet e policise dhe duhet te coje dosjen ne gjykate per te marre konfirmimin per sekuestrimin. Ne po e monitorojme nga afer kete proces.

 

Sipas sondazhit te publikuar nga ambasadori Soreca  shqiptaret mbeten mbeshtetes te Bashkimit Europian pasi 97% janë pro anetaresimit te Shqiperise ne BE, nderkohe qe 54% mendojne qe negociata duhet te hapen ne muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *