Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka vizituar kishen e “Shën Llezhdrit” në Prull të Lezhës per te perkujtuar 30-vjetorin e rikthimit te besimit fetar. Nga kjo kishë, kryetari i shtetit ka zgjedhur te shmange pyetjet per zhvillimet politike, duke zgjedhur te percoje mesazhe shprese per betejen me pandemine e koronavirusit.

 

“Zoti te na ndihmoje te gjithe shqiptareve, dhe te lutemi per te gjithe ata qe po vuajne, te lutemi per mjeket e infermieret qe po sakrifikojne, te gjithe vemendjen ta kemi atje. Te lutemi edhe per ata qe kane humbur vendet e punes”, tha Meta.

 

Por gjate takimit me banoret e zones, Meta ka vene ne dukje se ka ardhur koha qe politika te garantoje per shqiptaret te njejtat kushte qe kane qytetaret e Bashkimit Europian.

 

Pas kishes ne prull, kryetari i shtetit shkoi ne Kodër Rrëshen, prej ku beri apel per masa te forta për të ndaluar tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare, e për t’i rikthyer shkëlqimin Mirditës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *