Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare në Portugali.

Kryeministri aktual Antonio Costa mori 36.7% të votave por pa mundur të siguroje dot mazhorancën e vetme. Ajo do të ketë 95 deputete nga 230 që ka parlamenti në total.

Ne vendin e dytë është rënditur PSD ( Partia Socialdemokrate) e cila me 28.1% të votave, garantoi 70 vende ne parlament.

Në vendin e trete u rëndit blloku I majte me 9.6% të votave ose 16 vende në parlament, I ndjekur nga koalicioni I majte me 6.3% ose 9 deputete.

Popullorët e të djathtës morën 4 deputete ndërsa ambjentalistet e PAN vetëm 2 deputete.

Antonio Costa I cili qeverisi në katër vitet e fundit vendin me ndihmen e të majtës radikale dhe komunisteve, rikonfirmohet kështu kryeminister ndonëse do të duhet të negociojë me partite e majta për të formuar qeverinë.

Me ish kryebashkiakun e Lisbones në krye, Portugalia konfirmohet si një ndër vendet e pakta në Europë e cila qeveriset nga socialistet duke I shpëtuar në një farë mënyrë zërave populiste të ekstremit të djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *