Subscribe

Socialistët mbledhin pasdite Asamblenë e tyre Kombëtare. Vëmendjen kryesore do ta marrë vota që prodhoi secila njësi vendore në të 12 qarqet e vendit më 25 Prill. Skaneri do t’i bëhet çdo drejtuesit për angazhimin e ndërmarrë para ditës se zgjedhësit t’i drejtoheshin kutive të votimit dhe rezultati që ata përftuan në secilën zonë elektorale. Kjo analizë do të pasojë zhvillimin e zgjedhjeve brenda socialistëve për konfirmimin apo zëvendësimin e drejtuesve të strukturave vendore.

 

ERVIN BUSHATI

KRYETAR I PS TIRANE

Një parti politike është një institucion i gjallë, njerëzor, pra nuk është thjesht një format inxhinierik apo mekanizëm pa shpirt. Ka të bëjë me njerëz, ka të bëjë me procese të cilat  janë të lidhura ngushtë edhe me kapacitetet dhe me pritshmëritë por edhe me anëtarët. Çfarë kërkojmë dhe kush janë njerëzit dhe ne përpiqemi të zgjedhim më të mirët për të drejtuar ekipet tona sipas çdo niveli, që nga organizata socialiste që është qeliza bazë dhe kapilare në çdolloj niveli e deri te strukturat më të larta.

 

Pasi socialistët të miratojnë agjendën politike të partisë se tyre deri në fundin e këtij viti, ku një prej pikave është nisja e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore, në 12 Qershor mbledhin Kongresin, të cilin kryeministri Edi Rama e quan të jashtëzakonshëm, pasi në të do të prezantohet platforma qeverisëse për Shqipërinë e 2029-ës.

 

ERVIN BUSHATI

KRYETAR I PS TIRANE

Do të flitet patjetër për qeverisjen, natyrshëm sepse interesi i qytetarëve është të di se çfarë do të bëhet me qeverisjen në katër vitet e ardhshme, atë për të cilën kanë votuar dhe kanë kontratën me PS dhe Partia Socialiste duhet të përmbushë kontratën me qytetarët tashmë.

 

Më herët, kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mos jetë pjesëmarrës në mbledhjen e Asamblesë pasi do të udhëtojë drejt Turqisë, ka paralajmëruar se jo vetëm drejtuesit vendorë, por edhe ata ministra që nuk përmbushën objektivat më 25 Prill do të duhet t’i lënë vendin të tjerëve. Ky paralajmërim i kreut të qeverisë do të konfirmohet me ardhjen e vjeshtës, me krijimin e kabinetit të ri qeveritar, Rama 3.

 

ERVIN BUSHATI

KRYETAR I PS TIRANE

“Unë mendoj që idetë e para do të fillojnë të ravijëzohen dhe patjetër që forumi më i lartë siç është Kongresi i Partisë Socialiste, patjetër që do të duhet të informohet mbi vizionin qeverisës, programin apo piketat kryesore programatike qoftë edhe të infrastrukturës së mënyrës sesi do të funksionojë, të një riformatimi apo të një ristrukturimi, duhet të informohet edhe forumi më i lartë, siç është Kongresi i PS-së.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *