Një 30-vjeçar shqiptare është qëlluar për vdekje me plumb në kokë nga policia italiane, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ne një postbllok nga policia italiane.

 

I riu udhëtonte me një makinë tip Fiat, në provincën e Maceratës.

 

Sipas mjekëve të spitalit të Maceratës, 30 vjeçari është klinikisht i vdekur, dhe është e pamundur të operohet për t’i hequr plumbin në kokë.

 

Ende nuk ka një identitet të 30 vjeçarit, dhe pse mediat italiane raportojnë se është me origjinë shqiptare dhe se gjatë qëndrimit të tij në Itali ka përdorur disa emra të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *