Mijëra protestues antiracistë tejmbushën sheshin e Republikës në Paris. Ata kanë qëndruar në gjunjë duke mbajtur rreth 9 minuta heshtje për të nderuar kujtimin e afro-amerikanit Xhorxh Flloid, vdekja e të cilit nxiti reagime në të gjithë botën për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me ngjyrë.

Në Francë demonstruesit kanë shprehur zemërimin edhe ndaj dhunës policore ndërsa është rikthyer revolta për vdekjen e të riut me ngjyrë, Adama Traore, i cili u vra nga policët e bardhë në vitin 2016. Ai u gjet i vdekur në pranga në një stacion policie. Ministri i Brendshëm Christophe Castaner është i pari zyrtar që e pranon keqtrajtimin e protestuesve nga ana e policies  duke thene se shumë oficerë  janë racistë.

“Racizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe aq më pak në policinë tonë republikane. Unë nuk do t’i lejoj veprimet e urrejtjes të disa oficerëve të stigmatizojnë policinë në tërësi. Nuk pranoj të them që policiainstitucioni është racist, por po disa oficerë policie janë racistë. “

Ministria e brendshme franceze ka marrë disa masa reformuese duke ndaluar arrestimin chokehold dhe vendosjen e kamerave të trupit për çdo polic. Ndërkohë lëvizja “Jetët e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” vijon protestat edhe në shumë vende të tjera. Në Meksikë ka patur përleshje me policinë, arrestime dhe djegie objektesh.

Në SHBA marshimet kanë qënë kryesisht paqësore ndërsa kongresi amerikan po shqyrton kërkesën e demokratëve për reformën në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *