Për të arritur në një marrëveshje përfundimtare, Prishtina dhe Beogradi  duhet të jenë gati për kompromis.

 

Këtë konstatim e ka bërë raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian, Viola Von Cramon, e cila sqaroi se dialogu nuk mund te vijoje nese palet vendosin kushte.

 

VIOLA VON CRAMON

RAPORTUESE PËR KOSOVËN, PE

 

“Nëse ne ulemi dhe themi: Unë kam vetëm një çështje: e dua njohjen menjëherë, atëherë nuk ka dialog, nuk ka sukses dhe nuk mund të bësh asgjë më tutje. Por nëse ecim hap pas hapi me marrëveshje të vogla, me pyetje teknike, mund të pajtohemi, t’i zbatojmë ato dhe në fund, jam mjaft e sigurt që do të ketë po ashtu vullnet politik dhe gatishmëri nga pala serbe që ta sqarojnë rezultatin e këtij kompromisi.”

 

Po ashtu eurodeputetja  është shprehur kundër aplikimit të kosovës në Këshillin e eEropës, duke sqaruar se ishte një vendim i nxituar.

 

“A ishte aplikimi në Këshillit e Evropës në kohë të duhur. Do të thosha JO. Sepse ishte absolutisht jorealiste të pritej që do të futej në agjendën këtë vit dhe tash Serbia ka një vit për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.”

 

Sa i përket nismës “ballkani i hapur”, eurodeputetja u shpreh se ajo nuk i plotëson standartet e bashkimit evropian..

 

“Iniciativa e Ballkanit të Hapur është, mendoj unë, një përpjekje për të ngritur një strukturë paralele për bashkëpunimin rajonal, por me një hierarki të qartë, me vartësi, dhe që do të udhëhiqte proceset nga disa kryeqytete, mirëpo nuk ka gjithëpërfshirje, nuk është e bazuar në normat dhe vlerat dhe as standardet e BE-së, e kështu me radhë. Prandaj për mua, është paksa e rrezikshme.”

 

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, filluan në vitin 2011.

 

Edhe pse në fillim dialogu ishte përcaktuar vetëm për çështje teknike, në fund të vitit 2012 filluan bisedimet edhe në nivelin politik. Aktualisht Kosova dhe serbia kanë arritur 33 marrëveshje.

 

 

TITRA:

“S’MUND TE KETE DIALOG ME KUSHTE”

 

RAPORTUESJA PER KOSOVEN: EDHE APLIKIMI NE KESHILLIN E EUROPES ISHTE I NXITUAR  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *